Lotaria amerikane, pergjigjet vetem me poste

14/06/2009 10:25

Posta Shqiptare ka vendosur te mos i publikoje me listat e fituesve, qe per shume vite jane bere pjese e pandashme e gazetave ne Shqiperi.

“Duke filluar qe nga ky vit, Posta nuk do t‘i publikoje me emrat e fituesve, sepse kjo metode prek privatesine e personave”, u shpreh per gazeten “Shqip” zedhenesi i Postes Shqiptare, Bruno Gjymshana. Ai tregoi gjithashtu se prej disa ditesh, nga ana e postes ka nisur shperndarja e zarfeve te ardhur nga Kentaki neper adresat e lena nga qytetaret ne aplikimet e tyre per Lotarine Amerikane.

Nga burime te tjera mesohet se perpara disa muajsh, ka pasur nje kerkese nga autoritetet e Ambasades Amerikane ne Tirane, per te ndaluar publikimin e emrave te fituesve te lotarise, pasi kjo bie ndesh me ligjin amerikan per privatesine.

Publikimi i emrave te fituesve te lotarise bie ndesh gjithashtu edhe me ligjet shqiptare, te cilat garantojne fshehtesine e korrespondences. Madje nje e drejte e tille sanksionohet ne nenin 36 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ku thuhet shprehimisht se: Liria dhe fshehtesia e korrespondences ose e cdo mjeti tjeter te komunikimit jane te garantuara.

Por kjo e drejte kushtetuese e shtetasve shqiptare u neglizhua per gati nje dekade, per shkak te pamundesise se Postes Shqiptare per te kryer me sukses dergimin e cdo zarfi ne adrese dhe sidomos per shkak te problemeve me sistemin e adresave, qe mbetet i pazgjidhur sot e kesaj dite.

Gjithsesi, me nderhyrjen e Ambasades se Shteteve te Bashkuara, qytetaret shqiptare kane fituar te drejten te marrin privatisht informacionin ne lidhje me Lotarine Amerikane, pavaresisht se per shkak te problemeve te siperpermendura nuk ka garanci se secili fitues do te njoftohet.

Nga ana tjeter, Posta Shqiptare, me ane te zedhenesit te saj, jep garanci se cdo zarf i lotarise do te mberrije ne adresen qe eshte dhene nga vete fituesit ne momentin e aplikimit.

Nderkohe, ne faqen zyrtare ne internet te “Diversity Visa Lottery” sqarohet se per rezultatet e perzgjedhjes rastesore te fituesve te fazes se pare te lotarise do te njoftohen vetem fituesit, ndersa te tjeret nuk do te njoftohen ne asnje forme.

Shqiperia dhe Nepali kane qene deri vitin e shkuar te vetmet vende ne bote qe publikonin ne shtyp apo ne internet listat e fituesve te Lotarise Amerikane, si forma me e sigurt per te mos u privuar fituesve te drejten e informimit per shkak te problemeve te sistemit postar.

Shqiperia ka hequr dore tashme nga kjo metode dhe aplikantet kane vetem nje mundesi informimi: nepermjet postes.

Lista me emrat e fituesve te Lotarise Amerikane nuk disponohet as nga ambasadat apo konsullatat e Shteteve te Bashkuara, prandaj nuk eshte e nevojshme te telefonohen zyrat e informacionit ne keto perfaqesi. Te gjitha njoftimet do te dergohen vetem me poste te rregullt ne periudhen nga maji deri ne korrik.

Top Channel