Gripi “troket” ne Shqiperi

14/06/2009 15:20

Pas qarkores se Ministrise se Brendshme greke per levizjen e lire te emigranteve nga 19 qershori deri ne 30 shtator, edhe per ata qe duhet te rinovojne dokumentat, mundesia e prekjes se Shqiperise nga gripi i derrit behet edhe me e madhe.

Vetem gjate 24 oreve ne Greqi jane shtuar 6 raste te reja te prekur nga virusi A/H1N1 ndaj ardhja e emigranteve konsiderohet si nje mundesi me teper per ta transportuar ate ne Shqiperi.

Vendi yne ende nuk ka shenuar asnje rast te prekur, por OBSH-ja ka paralajmeruar prekjen e Shqiperise nga ky virus gjate sezonit kur vijne emigrantet.

Instituti i Shendetit Publik ka deklaruar se nuk do te kete kufizim te levizjes.

Nderkohe nje dite me pare ministrja e Shendetsise, Anila Godo tha se eshte rritur survejanca ne te gjitha pikat kufitare dhe se eshte siguruar nje sasi e konsiderueshme “Tamiflu”.

Godo siguroi edhe furnizmin me vaksinen e virusit A/H1N1, per te cilen kompania farmaceutike zviceriane “Novartis” ka perfunduar paketen e pare eksperimentale, por ajo mund te jete gati vetem ne vjeshte.

Por edhe atehere Shqiperia nuk do te kete shanse ta mundesoje kete vaksine pasi me pare furnizohen vendet qe e prodhojne ate dhe se kerkesat jane te shumta nga vendet qe jane prekur me heret nga ky virus.

Top Channel