Fier, arrestohen adoleshentet per atentatin me arme

14/06/2009 09:55

Dy adoleshente, shoke mes tyre, jane vene ne prangat e policise se Fierit, pas disa ditesh kerkime.

Rreth dy jave me pare ata kane tentuar te qellojne me arme zjarri, dy bashkemoshatare, pas nje grindjeje banale ne lokalin e fshatit ku ata banojne.

Burimet zyrtare te Policise Fier pohuan se Ilvan Zyka dhe Arber Grembi, te dy 18 vjec, nga fshati Mbrostar Ura, e komunes me te njejtin emer ne Rrethin e Fierit, ne daten 30 maj te ketij viti, duke pire me dy bashkemoshataret, Skerdi Veliu dhe Florian Kaja, jane grindur per motive banale dhe me pas kane qelluar me kallashnikov drejt tyre per t‘i trembur.

Top Channel