Amanda Knox: Policia, dhune ndaj meje

13/06/2009 11:30

Amerikania Amanda Knox, e cila akuzohet per vrasjen e shoqes se dhomes se saj, studentes britanike Meredith Kercher, ka hedhur poshte cdo akuze edhe madje ka kaluar ne sulm duke akuzuar policine per ushtrim dhune.

Per pasoje ajo ka mohuar edhe deklarimet qe kishte bere me pare.

“Me quajten ‘genjeshtare budallaqe’ gjate marrjes ne pyetje te 5 dhe 6 nentorit te vitit 2007. Ata kane ushtruar dhune ndaj meje”, thote Amanda.

Vajza e re nga Seattle, tregoi se ka qene shume e frikesuar per sa kishte ndodhur, ndersa mohoi te ishte pjesemarrese ne krim.

“Gjithcka kam thene, e kam thene nen presion. Me eshte sugjeruar nga autoritetet, ato me jepnin rrugezgjidhjen. Nen presion imagjinova gjera te ndryshme”, tha Amanda.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta