Veliaj: Ndryshimin do ta bejne te rinjte

12/06/2009 18:35

Duke pritur te hipe ne skene, Alban Skenderaj, shume i kerkuar nga te rinjte, jep autografe dhe del ne fotografi me ta, nen veshtrimin pak metra me tutje te mikut te tij politikan, Erion Veliaj.

Pasi kane shetitur bashke qytetet kryesore te Shqiperise, turneu i tyre “Rock and Politic” ka vendosur stacionin e radhes ne Qytetin Studenti, aty ku 18 vjet me pare filloi era e ndryshimit.

“Nga ky qytet prinderit tane e bene Shqiperine zonje dhe bravo u qofte. Por tani nuk eshte ora e gjysherve dhe e prinderve tane, por e te rinjve. Kemi takuar shume te rinj anembane Shqiperise dhe une besoj se ndryshimin do ta bejne te rinjte”, eshte shprehur Veliaj.

Parti e perbere kryesisht nga te rinj, G99 shpreson te elektorati nen 30 vjec per te realizuar hyrjen e vet ne Parlamentin e ardhshem.

Top Channel