KLD emeron me debate pese gjyqtare

12/06/2009 08:40

Debate te ashpra gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Larte te Drejtesise, ku si rend dite ishin masat disiplinore ndaj disa gjyqtareve dhe emerimet e disa te tjereve.

Pikerisht per emerimet e reja jane zhvilluar edhe debatet, ku kater gjyqtare te Krimeve te Renda jane perjashtuar nga emerimet e reja, duke sjelle reagimin e ketyre te fundit.

Njeri prej tyre ishte gjyqtari Gurali Brahimllari, i cili kishte kerkuar qe te transferohej ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda. Megjithate, per kete vend ishin ne gare tre gjyqtare te Gjykates se Krimeve te Renda dhe nje gjyqtar i Gjykates se Tiranes.

Fitues u shpall gjyqtari i Shkalles se Pare, Fehmi Petku. Emerimet e tjera ishin ato te Gjin Gjonit, i cili la Gjykaten e Tiranes dhe u transferua ne Gjykaten e Apelit te Tiranes.

Me pare ky gjyqtar ishte proceduar per parregullsi ne gjykim. Megjithate, shumica e anetareve te KLD-se kane votuar qe Gjoni te ngrihet ne detyre. Nje emerim tjeter ishte Artan Gjermeni, i cili la Elbasanin per te punuar ne Gjykaten e Tiranes.

Anetari i KLD-se nuk ka votuar per transferimin e tij, ndersa koleget ia kane dhene kete shans. Nderkohe, ulja e vetme ne detyre ishte ajo e gjyqtarit Albert Meçe, i cili u emerua gjyqtar i thjeshte ne Gjykaten e Tiranes. Nderkohe, Marjana Semini u emerua drejtoresha e re e Shkolles se Magjistratures.

Top Channel