Kercenohet kryegjyqtari i Bandes se Durresit

12/06/2009 08:35

Kercenohet gjyqtari i Gjykates se Krimeve te Renda, Gurali Brahimllari, i cili kryeson Kolegjin Penal qe gjykon Bandat e Durresit.

Burime zyrtare nga Keshilli i Larte i Drejtesise thane se ne mbledhjen e radhes eshte diskutuar per marrjen e masave fizike per mbrojtjen e jetes se gjyqtarit dhe familjes se tij, pas informacioneve se ne adrese te tij ka pasur kercenime.

Ne “loje” eshte futur edhe Policia e Shtetit se bashku me forcat speciale te “Briskut” te cilat, sipas KLD-se, do te sigurojne gjyqtarin. Po dje ka ardhur edhe reagimi i gjyqtarit Gurali Brahimllari, i cili i ka quajtur informacionet te paverteta dhe shpifje te institucioneve qe i kane leshuar ato, qe “fshehin” disa emerime te gjyqtareve.

I kontaktuar gjyqtari ne fjale deklaroi se informacioni nuk eshte i vertete dhe mund te jete nje trillim. Gjyqtari Brahimllari, se bashku me disa gjyqtare te tjere te Krimeve te Renda mendojne se nje gje e tille realizohet per te fshehur emerimet ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda. Sipas tij, ky informacion eshte hapur nga KLD per te larguar vemendjen nga problematika te tjera.

Top Channel