Gripi A, me i lehte se viruset e shekullit XIX

12/06/2009 19:45

Virusi i gripit te derrave ka prekur rreth 30 mije persona ne te gjithe boten. Ne shekullin e kaluar ka patur tre raste te pandemise globale, te cilet kane shkaktuar nje numer shume te madh viktimash.

Virusi me i rrezikshem ka qene ai i gripit spanjoll qe mendohet te kete patur nga 20 deri ne 50 milione viktima. Gripi i sivjetshem eshte larg pandemive te meparshme.

Problemi me H1N1 eshte se prek grupmosha te caktuara, nga adoleshentet deri tek te rinjte dhe te moshuarit.

Autoritetet thone se virusi A u perhap qe prej gushtit te kaluar, por vetem pas epidemise ne Meksike atij iu kushtua vemendja e duhur.

Top Channel