Berisha, replike nga Shkodra

12/06/2009 15:15

Mitingu i Partise Demokratike ne Shkoder si dhe fjalimi i kreut demokrat Berisha, kane marre konturet e nje replike, me mitingut socialist dhe batutat e kreut Rama, nje dite me pare.

“Kam ardhur ketu me qindra here, por ky eshte takimi me madheshtor qe ne zhvillojme ne kete shesh. Ju sot nuk keni dale per Sali Berishen se ai eshte miku juaj, keni dale per Europen, per Shkodren europiane, per Shqiperine europiane, per besimin tuaj”, u shpreh Berisha.

Kur kane mbetur edhe 16 dite nga data e zgjedhjeve, lideri i demokrateve Sali Berisha, ka prezantuar ne Shkoder 11 kandidatet per deputete te Partise Demokratike, duke theksuar tezen e zhvillimit te vendit ne keto 4 vjet.

“Por une jam ketu per t’ju dhene juve fjalen se kater vitet qe vijne do te investojme dhjete here me shume ne Shkoder dhe ne gjithe Shqiperine”, tha Berisha.

Kreu i PD-se, i cili ishte ne Shkoder nje dite pas Edi Rames, replikoi me rivalin e tij socialist, duke zgjedhur te njejtat personalitete te Shkodres, qe permendi zoti Rama ne fjalimin e tij.

“Zoti Rama, ti i recitove Shkodres Hile Mosin dhe i servire Shkodres Tom Doshin. Ti i recitove At Gjergjin dhe Luigj Gurakuqin, po ne parlament do te cosh kryetrafikantin. Nuk ke te ardhme. Ky eshte paralajmerimi im serioz”, tha Berisha.

Ne Shkoder, kreu i demokrateve u beri thirrje qytetareve, pavaresisht bindjeve politike, te zgjedhin 10-en ne fleten e votimit, duke u bashkuar sic tha ai, me projektin e Partise Demokratike.

“Ju drejtoj nje thirrje vellazerore te gjithe zgjedhesve shqiptare, socialiste e te tjere, bashkohuni me ne, se Europa, projekti yne europian ka vend per te gjithe, projekti yne europian ju do ju te gjitheve, se endrren tone europiane duam ta ndajme me çdo shqiptar, se endrra jone nuk ka kthim, ajo eshte endrra me e bukur dhe fisnike e çdo shqiptari dhe e kombit shqiptar”, perfundoi Berisha.
 

Top Channel