Shkaterrohet organizata italo-shqiptare e droges

11/06/2009 09:25

Policia italiane shkaterroi nje organizate italo-shqiptare te trafikut te droges.

Forcat e Guardia di Financa ne Brindizi kane arrestuar 15 persona dhe kane sekuestruar 150 kilograme marihuane, hashash dhe heroine.

Hetimet rreth organizates kishin nisur prej 8 muajsh. Mesohet se droga shperndahej neper zona te ndryshme te Italise, ndersa ende e paqarte mbetet origjina e saj.

Nuk jane dhene detaje mbi numrin e sakte te shqiptareve te arrestuar dhe identitetet e tyre.

Top Channel