Vetem dy jave perpara zgjedhjeve kryeministri Sali Berisha jep nje tjeter premtim per banoret e zonave informale, kete radhe nga tryeza e qeverise.
Ai ka urdheruar ministrin e Financave per te hartuar nje vendim sipas te cilit te gjithe atyre qe kane bere ndertime pa leje duke zene mbi 300 meter siperfaqe toke do ta paguajne faturen e legalizimit, per pjesen mbi 300 meter me bono privatizimi.
“Letra me vlere te emetuara nga qeveria ime ne vitet 95-96 dhe te zgjatura ne afatet e perdorimit te tyre, jane nje detyrim madhor dhe i padiskutueshem i imi”, u shpreh Berisha.
Aktualisht fatura e legalizimit ka tre lloj pagesash: E para eshte tarifa baze, qe sipas ligjit eshte 43 mije leke; Pagesa e dyte eshte taksa per siperfaqen e zene mbi 300 meter katrore. Sipas vendimit te qverise 80 perqind e vleres se ketyre dy detyrime do te paguhet me te bono privatizimi; Taksa e trete, 2 perqind e vleres se ndertimit qe kalon per llogari te pushtetit lokal do te paguhet e plote me leke, jo me letra me vlere.
Ky vendim duket se favorizon ata individe te cilet kane perfituar me shume nga zenia e prones se ish-pronareve legjitim pasi ul ndjeshem faturen e pageses pasi sot nje bono privatizimi 10 mije lekeshe blihet aktualisht ne treg me vetem 7 per qind te vleres.
Sipas te dhenave zyrtare ne total jane emetuar 74.9 miliarde leke bono privatizimi, prej te cilave u jane shperndare publikut 51.2 miliarde leke. Nga keto jane perdorur deri tani ne proces privatizimi 10 miliarde leke nderkohe qe mbeten te shperndara dhe te paperdorura 41 miliarde leke te tjera. Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar deri me 31 dhjetor te vitit 2010.
Top Channel