
Barazimi ne miqesoren perballe Gjeorgjise e ka kenaqur pergjysme trajnerin Josip Kuzhe. Edhe pse e shihte kete ndeshje si nje mundesi te mire per lojtaret e rinj, drejtuesi i stolit kuqezi shpresonte qe te regjistronte fitoren e pare me Shqiperine.
“Skuadra beri nje paraqitje mjaft te mire, por e theksoj se objektivi kryesor ishte te provoja te gjithe lojtaret qe kishim ne dispozicion. Nuk i kishim futbollistet kryesore, ndryshe nga kundershtaret tane”, deklaroi per “SuperSport” 56-vjeçari, menjehere pas perfundimit te takimit.
“Jam i merzitur, sepse nuk arritem te fitonim, por ne anen tjeter jam i lumtur qe i provova te gjithe. Krijuam 4-5 raste per te shenuar, por ndeshja u veshtiresua se tepermi, sepse Gjeorgjia na shenoi shume shpejt. Jam i kenaqur nga paraqitja e disa lojtareve te rinj si Lika, Vila, Hyka e Lila, te cilet do te jene e ardhmja e skuadres”.
Kuzhe pranon se ky ishte fillimi i punes per rindertimin e Kombetares, ne kuader te eliminatoreve per Euro 2012: “Deri me tani nuk kisha nje panorame te qarte te te gjithe lojtareve. E perseris qe jam i kenaqur qe m’u krijua mundesia per t’i provuar te gjithe dhe ne te ardhmen do te mundohemi te bejme perzgjedhjen me te mire”.
Trajneri i gjeorgjianeve, argjentinasi i mirenjohur, Hektor Raul Kuper, foli me superlativa per Shqiperine, duke theksuar se skuadra ka ende vend per permiresime. “Shqiperia eshte nje skuader qe luan mire dhe ka nje mesfushe te forte. Ata e qarkullojne mire topin, perfitojne nga shpejtesia e lojtareve te mesit te fushes dhe fakti se kane sulmues te shpejte. Vuajtem sepse shqiptaret luajten shume ne sulm dhe kerkuan fitoren. Mendoj se kjo skuader mund te permiresohet edhe me shume”, deklaroi ish-trajneri i Valencias dhe Interit. Ai zbuloi edhe endrren e se ardhmes: “Gjeorgjia eshte eksperienca ime e pare si trajner i nje ekipi perfaqesues. Synojme te ndertojme nje skuader me sa me shume futbolliste, per te konkurruar ne eliminatoret e Evropianit. Ne te ardhmen enderroj te drejtoj Argjentinen”. Rreth takimit te djeshem foli edhe Ervin Bulku, qe eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem ne mesfushe.
“Trajneri vendosi te aktivizonte Vangjelin perpara mbrojtjes, ndersa une qendroja me i avancuar. Ai donte te shihte disa te rinj, pjesa e pare ishte disi e pergjumur. Nuk dolem ne lojen tone, gjithsesi krijuam disa shanse, barazuam dhe dominuam, por nuk arritem te fitonim. Goli i shpejte na i prishi te gjitha planet qe kishim perpara ndeshjes dhe na e veshtiresoi punen. Debutuesit? U uroj fat dhe suksese atyre qe luajten per here te pare. Nuk me takon mua t’i vleresoj, por do t’i keshilloja te vazhdonin punen, per te miren e tyre dhe te Kombetares”, deklaroi Bulku.
Top Channel