Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-futbollisti i kombëtares greke
Në Inalpi Arena ishte e pranishme një tifoze speciale për të ndjekur Jannik Sinner në ndeshjen e tij të parë në turneun e fundvitit, ATP Finals.
Bëhet fjalë për modelen daneze Laila Hasanovic që është e dashura e tenistit italian. Bukuroshka nga vendi nordik është pikasur nga telekamerat më minutat e para të ndeshjes mes Jannik Sinner dhe Felix Auger Aliassime që numri 1 i botës arriti ta fitojë.
Laila Hasanovic që vetëm pak ditë më parë festoi 25 vjetorin e saj të lindjes në Alto Adige, ishte në zonën e stafit të Sinner, me modelen që ishte në rreshtin e tretë menjëherë pas trajnerëve të tenistit, Simone Vagnozzi dhe Darren Cahill duke shfaqur pak tension dhe emocione për spektaklin e ofruar nga ‘Turneu i Mjeshtrave’
Top Channel