
Hektor Raul Kuper, ish trajneri i Majorkes, Valencias dhe Interit, aktualisht trajneri i Gjeorgjise, eshte shprehur i befasuar nga kombetarja shqiptare, nje skuader me te cilen perballet per here te pare ne karriere.
“Eshte hera e pare qe vij ketu. Nuk e njihja Tiranen. Por eshte qytet i bukur. Keni nje skuader shume te mire dhe me kualitete, me lojtare te shpejte ne mesfushe dhe sulm. Ne jemi skuadra qe nuk kemi potenciale te medha”, shprehet argjentinasi. Pasi ka drejtuar disa nga klubet me te njohur ne Europe, Kuper ne vitin 2008 pranoi oferten e Federates Gjeorgjane per te drejtuar perfaqesuesen e ketij vendi, nje skuader pa shume pretendime, ndryshe nga ato qe ai kishte drejtuar me pare.
“Ne radhe te pare, mua me pelqen te trajnoj, pavaresisht skuadres. Se dyti, nje perfaqesuese eshte nje eksperience dhe nje stimul per mua edhe pse perfaqesuesja gjeorgjiane nuk eshte nje skuader me potencial te madh. Me pelqejne sfidat kur jane te veshtira pasi dua te vihem ne prove, per kete arsye kam pranuar kete oferte”, vijon ai.
Argjentinasi ka qene gjithmone prane trofeve te medhenj, por asnjehere nuk i ka prekur ato, duke fituar vetem fame si trajneri i vendeve te dyta, apo i finaleve te humbura. “Nuk me shqeteson, te pakten kam arritur deri ne vendin e dyte. Sigurisht te humbasesh praktikisht 5 finale pasi edhe me Majorken kam humbur nje finale te Kupes se Europes, ne fakt eshte pak e dhimbshme, por ne doja te theksoja se ka qene e veshtire te arrija ne kaq shume finale. Gjithesesi, do te preferoja me shume te shkoja deri ne finale se te mos arrija asnjehere”, thekson Kuper.
Futbolli italian duket se po humbet sharmin e tij me largimin e kampioneve drejt kampionateve te tjere. I fundit Kaka. Por per Kuper, kjo eshte nje situate kalimtare. Italia gjithmone ka pasur dhe do te kete lojtare te medhej. Nuk e di saktesisht pse iku Kaka apo pse Milani e la te ikte, por ndoshta Milani e la te largohet per te marre nje tjeter kampion. Ne te vertete une mendoj se Kaka eshte nje lojtar i madh. Po te isha une trajner i Milanit do te preferoja qe ta mbaja ne skuader, por duhet te jesh i brendshem per te kuptuar se cfare ndodh”, sqaron tekniku.
Nje eksperience qe duket se Kuper e ka perjetuar tek Interi me Ronaldon, konflikt i cili nuk u sqarua asnjehere. Por duket se ka ardhur koha qe Kuper te tregoje disa nga parpaskenat. “Eshte shume e thjeshte dhe ne fund u kuptua. Ronaldo kishte firmosur me pare me Realin e Madridit. Kur u kthye nga boterori, i duhej te gjente nje arsye per t’u larguar, nuk mund te gjente si shkak presidentin, pasi e kishte ndihmuar shume, as tifozet se do te ishte e rrezikshme dhe zgjodhi trajnerin, duke deklaruar se kishte probleme me mua, por une nuk pata asnje problem me te, isha thjesht arsyeja qe ai te largohej. Ne fund te fundit, ne Itali u mesua e verteta dhe strategjia qe kishte Ronaldo”, perfundon Kuper.
Top Channel