Tashme qe dy goditjet me te medha te merkatos jane bere, pritet edhe nje e trete. Kete here eshte Interi qe duhet te nise luften per te mbajtur yllin suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi shtatlarte ka folur per te ardhmen e tij pa zbuluar asgje konkrete dhe duke lene te ngrire tifozet. Ai duket se e ka shume te qarte cfare deshiron, por kete nuk e ben te ditur. Ne intervisten dhene televizionit suedez “Tv4”, Ibra ka dashur te luaje me fjalet, duke mos dhene asnje destinacion.
“Une e di shume mire ku do luaj por kete nuk ua them, do ta mbaj per vehte. Kjo me ben te ndihem shume mire”, shprehet golashenuesi me i mire ne Itali. Ne Spanje, kjo fraze do interpretohet si nje deshire e fshehur e Ibrahimovic per t’u bashkuar me Barcelonen, por nga ana tjeter, Interi nuk ka ndermend te heqe dore nga nje lojtar i tille.
Top Channel