
Perfaqesuesja Shpresa fiton 1-0 ne miqesoren perballe bashkemoshatareve te tyre nga Gjeorgjia. Ne “Niko Dovana” te Durresit, te besuarit e Artan Bushatit triumfojne fale golit te Erando Karabecit, ne minuten e 80 te takimit.
Per shkak te vapes, paraqitja e skuadrave nuk ka qene ne nivele te larta dhe ne pjesen me te madhe te takimit ka pasur pak raste per t’u veçuar.
Ne te 21-en Vilfor Hysa mund te kalonte kuqezinjte ne avantazh pas gabimit te portierit Kvashkvaze, por gjuajtja ishte e gabuar. Tete minuta me vone edhe miqte ishin prane golit me Pantshkavan, qe pasi kalon Moçken nuk gjen rrjeten.
Ne pjesen e dyte ishte serish Hysa per kuqezinjte qe gjuan drejt portes se boshatisur, por nje mbrojtes largon rrezikun. Shqiperia shenon me Karabecin, qe pas nje pasimi perfekt te Januzit pershendet rrjeten. Ne minutat e fundit jane regjistruar edhe dy shtylla: nje per miqte me Iobashvilin dhe nje per skuadren e Bushatit, me protagonist Karabecin.
Top Channel