Gerdeci, dosja mberrin ne Gjykaten e Faktit

11/06/2009 14:55

Mberrin ne Gjykaten e Faktit ne Tirane dosja per Gerdecin me 29 te pandehur, por pa ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, procesi ndaj te cilit do te rinise brenda pak ditesh ne Gjykaten e Larte.

Dosja me 28 mije faqe eshte arkivuar ne gjykate dhe neser pritet hedhja e shortit per treshen gjykuese dhe me pas nisja e procesit ne shkalle te pare, ku rezultojne te akuzuar te gjithe personat pa imunitet, qe nga Ylli Pinari, Dritan Minxholli, ushtaraket e Shtabit te Pergjithshem e deri te ata qe, sipas prokurorise kane patur nje rol me teknik ne kete ceshtje.

Me 22 maj Kolegji i Gjykates se Larte vendosi qe te mbaje per gjykim vetem ish-ministrin Fatmir Mediu, ndersa te pandehurit e tjere i kaloi te Gjykata e Tiranes.

Top Channel