
Tashme eshte zyrtare; Cristiano Ronaldo do bashkohet me Real Madrid duke filluar qe nga ky sezon.
Sipas burimeve zyrtare nga klubi spanjoll, ne arken e Manchester United do shkojne 80 milione sterlina (93 milione euro), cka do te thote se kjo eshte blerja me e shtrenjte e historise se futbollit, duke lene pas edhe rekordin e Zinedine Zidane. Manchester United eshte dorezuar perballe ofertes nga “Shtepia e Bardhe” qe pas Kaka privatizon nje tjeter Top te Arte.
“Me kerkesen e Ronaldos qe kerkoi te largohej dhe pasi folem me perfaqesuesit e lojtarit, Manchester United autorizoi Real Madrid te flase me lojtarin. Ceshtja do mbyllet brenda 30 qershorit”, thuhet ne faqen e internetit te klubit “Red Devils”. Qellimi i Real Madrid eshte te prezantoje ne nje dite Kaka dhe Cristiano Ronaldo, per kembet e te cileve shoqeria do paguaje plot 160 milione euro.
Top Channel