Boterori 2010, Brazili merr kryesimin e grupit

11/06/2009 16:30

Brazili ngjitet ne vendin e pare te grupit te Amerikes Latine per fazen eleminatore te Boterorit 2010.

Skuadra e Selecao-s ka mundur kryesuesit e Paraguajit ne ndeshjen e radhes, duke marre kryesimin. 2-1 eshte rezultati perfundimtar i takimit ku ne fillim shenoi Cabanas, por vendasit jane kunderpergjigjur me dyshen Robinho-Nilmar. Me kete humbje, Paraguaji zbret ne vendin e trete pasi eshte kaluar edhe nga Kili.

Nga ana tjeter, fuqia e dyte e kontinentit, Argjentina eshte mundur ne fushen e Ekuadorit 2-0. Golat u shenuan nga Ayovi dhe Palacios. Rezultatet e ndeshjeve te radhes jane; Ekuador-Argjentine 2-0, Venezuele-Uruguaj 2-2, Brazil-Paraguaj 2-1, Kolumbi-Peru 1-1 dhe Kili-Bolivi 4-0.

Klasifikimi
1. Brazili 27
2. Kili 26
3. Paraguaj 24
4. Argjentina 22
5. Ekuador 20
6. Uruguaj 18
7. Kolumbia 17
8. Venezuela 17
9. Bolivia 12
10 Peru 7

Top Channel