
Arjan Beqaj po shkon drejt rehabilitimit te plote. Pas operacionit ne shpatull, portieri i perfaqesueses shqiptare ka ndjekur nje program special rikuperimi ne Belgjike, ne qendren mjekesore ku u krye nderhyrja kirurgjikale.
Pjesa e pare, e cila parashikonte 25 dite pune nen kujdesin e mjekeve belge, perfundoi me sukses. Mjaft e mire ka qene edhe pjesa e dyte e programit, e cila perfundoi dje dhe sipas mjekeve ajo do ta lejoje “gardianin” 32-vjeçar qe te rikthehet ne fushat e lojes.
Gjithsesi, me pare Beqaj duhet t’i nenshtrohet nje stervitjeje speciale, ne menyre qe te kthehet ne nivelet optimale.
Ne fillim te gushtit, numri 1 i Anorthosis do te filloje stervitjen me pjesen tjeter te skuadres, ndersa deri ne fund te ketij muaji ai pritet te zbrese ne fushe. Nje lajm i mire per Kombetaren shqiptare te drejtuar nga Josip Kuzhe.
Top Channel