Zgjedhjet ne Shqiperi, qarkore e Athines

10/06/2009 15:45

Emigrantet shqiptare mund te levizin lirisht nga Greqia ne Shqiperi per zgjedhjet e 28 qershorit.

Permes nje qarkoreje, Ministria e Brendshme greke ka bere te ditur se te gjithe emigrantet shqiptare qe jane ne fazen e rinovimit te dokumentave mund te kthehen ne atdhe nga data 19 qershor deri ne 30 shtator.

E vecanta kete vit eshte se qarkorja eshte e vlefshme per dy udhetime, njeri per zgjedhje dhe tjetri per pushime.

Ministria sqaron se per plotesimin e ketyre dokumentave, emigrantet shqiptare duhet te kene kodin fiskal ne Greqi.

Top Channel