
Saimir Ujkani do te largohet nga Palermo. Klubi sicilian po mendon ta transferoje portierin kuqezi ne forme huazimi ne ligat inferiore, ne menyre qe ai te kete mundesi te luaje rregullisht.
Presidenti Mauricio Zamparini konfirmoi se Marko Amelia nuk do te largohet dhe kjo ben qe “gardiani” shqiptar te mos kete hapesira te skuadra e drejtuar nga Valter Zenga.
“Amelia nuk largohet. Nuk ia shesim Napolit, sepse ata jane konkurrentet tane direkt dhe kane te njejtin objektiv si ne”, deklaroi drejtuesi me i larte i Palermos.
Ne kete menyre, Ujkani do te kete fatin e dy talenteve te tjere shqiptare, Edgar Çani dhe Brajan Filipi, qe per shkak te mosaktivizimit me ishulloret, tashme luajne ne kategorite me te uleta. Nje prej skuadrave te interesuara per 20-vjeçarin eshte Novara, e cila militon ne Ligen Pro (kategoria e trete italiane, qe deri ne vitin 2008 njihej si Seria C1).
Presidenti De Savio synon qe te ndertoje nje ekip per t’u ngjitur ne Serine B, kategori ku klubi nuk luan qe prej 32 vjetesh (ne 1977 ata jane larguar per mos t’u kthyer me). Drejtor sportiv i Novares eshte Sensibile, i cili ka punuar te Palermo dhe ka prenotuar Ujkanin se bashku me Misurakan dhe Kosetinon. Edhe portieri do ta mirepriste transferimin, pasi kerkon te luaje rregullisht, per te fituar eksperience.
Top Channel