Sajberkrimi, me fitimprures se trafiku i droges

10/06/2009 16:40

Kriminaliteti ne internet, nga pedopornografia e deri tek vjedhja e identitetit, sjell me shume fitimes se trafiku i droges.

Interneti nuk eshte me terren i hackers-ave te vetmuar, por dominohet nga konsorciume kriminale aktive permes nje shumllojshmerie krimesh te pergatitur pas ekranit dhe anonimatit ne rrjet.

Te dhenat alarmante u publikuan ne nje konference mbi kriminalitetin on line qe po zhvillohet prej tre ditesh ne Sidnej te Australise dhe ku marrin pjese specialiste ne sigurine e internetit, drejtues te policise, sherbimeve sekrete dhe juriste.

Zyrtaret, te mbledhur nga vende te ndryshme te botes, po diskutojne forma te reja bashkepunimi mes forcave te rendit, metodat e identifikimit te krimineleve, si dhe masat qe duhen marre pertej kufijve kombetare.

Zyrtare te shumte te policise e vune theksin tek domosdoshmeria per te ndalur perhapjen e pedopornografise dhe numrin ne rritje te sulmeve ndaj llogarive bankare dhe web site-ve sociale.

Top Channel