
Eshte bere e modes tashme te shohesh fadroma ne terrene sportive, por ne stadiumin e Pogradecit, “Gjorgji Kycyku”, nuk jane futur makina te renda per te hapur themelet e nje pallati, por per te ndryshuar gjendjen e mjerueshme te ketij stadiumi, qe prej disa dekadash nuk i eshte vene dore.
Ndeshja e fundit e zhvilluar ne kushte te mjerueshme ishte ajo mes veteraneve te skuadres se Pogradecit dhe skuadres aktuale e cila luan ne kategorine e pare. Pas saj, fadromat filluan punimet ne fushe. Nje projekt i Federates Shqiptare te Futbollit dhe i Bashkise se qytetit te Pogradecit, do te restauroje teresisht stadiumin, fushen dhe ambientet e brendshme te tij.
I pranishem ne ceremonine e fillimit te punimeve ishte presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe krytari i bashkise, Artan Shkembi. “Une mendoj qe eshte nje investim qe ia vlen, jo vetem ne kuptimin e jetes aktive te qytetit por ne rritjen e cilesise se futbollit. Jemi duke biseduar me federaten qe te mundesoje edhe sistemin e ndricimit qe te sterviten disa ekipe ne orare te ndryshme”, shprehet kryebashkiaku.
Pervec fushes se stadiumit qe do te shtrohet me bar natyral, per skuadren e Pogradecit do te ndertohet edhe nje fushe stervitore me bar artificial, punime te cilat parashikohet te zgjasin rreth 3 muaj.
Top Channel