Kuzhe: Na duhen edhe 4-5 lojtare te mire

10/06/2009 08:50

Vetem 2-3 minuta e ndanin Josip Kuzhene nga nje barazim perballe disa prej yjeve te medha te futbollit evropian e boteror (Portugaline) ne debutimin e tij ne pankinen e Shqiperise.

 Por nje gol ne minutat shtese e prishi disi atmosferen. Tashme, kur gjithçka ka kaluar, ai gjykon me me shume qetesi dhe mund te evidentoje edhe te anet e mira dhe te keqija te skuadres qe drejtoi kunder Portugalise. Sipas tij, mungesa e perqendrimit dhe pesimi i golave ne minutat e fundit (“vese” tradicionale shqiptare), jane gjerat qe nuk e kane kenaqur shume, por ne pergjithesi mendon se u luajt nje ndeshje e mire.

“Me duhet te them se prisja nje loje edhe me te mire, edhe pse perballe kishim nje Portugali te frikshme e super te motivuar, u shpreh Kuzhe ne nje interviste te dhene per kosovaren “Express”. Skuadra jone ka bere nje loje te mire, por kishte edhe disa gjera qe nuk me kenaqnin. Disa futbolliste kane luajtur shume mire, por nuk jam i kenaqur me lojen e mesfushes. Mesfushoret duhet te kishin reaguar me mire”.

Megjithate ai kerkon akoma me shume kohe, pasi thekson se kjo ende nuk mund te quhet si kombetarja e tij. Ky ishte nje fillim per mua, edhe pse nuk kam bere shume gjera, per shembull une nuk e kam bere perzgjedhjen e futbollisteve. Une kam ardhur dhe ata me kane thene: Keta jane ata 20 e ca futbollistet. Pra, kjo nuk eshte perzgjedhja ime”.

Vlereson se pas ketyre dy ndeshjeve te para, te cilat jane nje lloj njohje me ekipin, do te kete mundesine te beje perzgjedhjen e nje kombetareje te vertete. Kuzhe beson se pas ketyre dy ndeshjeve do te mund te kete krijuar nje ide te qarte dhe ne te ardhmen “do te kemi mundesine te bejme perzgjedhjen dhe te punojme ne ndertimin e nje kombetareje te vertete”. Gjithsesi pershtypjet e tij jane te mire per grupin e futbollisteve shqiptare. “Ata dine te luajne futboll, e luajne lehte futbollin dhe jane teknikisht te mire”, shton ai, por me pas thekson se ndonjehere dalin ne pah edhe disa dobesi, si humbjen e perqendrimit (i referohet daljes se gabuar te Hidit ne momentin e golit te dyte, por edhe paraqitjes se disa futbollisteve te tjere).

Perserit se shqiptaret dine te luajne futboll, “por u duhet me teper disipline, organizim dhe perqendrim, ne menyre qe te permiresohemi edhe me teper”. Kuzhe premton se rinovimi i Kombetares do te vazhdoje: “Vleresoj se Shqiperia ka 15–16 futbolliste qe jane te mire, por duhen gjetur edhe 4-5 futbolliste te tjere”, perfundoi trajneri i Shqiperise.
 

Top Channel