
Pas zhgenjimit te sekondave te fundit perballe Portugalise, Kombetarja zbres serish ne fushen e “Qemal Stafes”. Por, qe do te zhvillohet sot ne oren 19:00 kunder Gjeorgjise e ka nje specifike krejtesisht te ndryshme.
Miqesorja me skuadren e drejtuar nga Hektor Kuper do t’i sherbeje trajneri Josip Kuzhe, qe te testoje lojtaret e rinj. Ne konferencen per shtyp te zhvilluar ne hotel “Dyrrah”, kroati ka pohuar eksperimentet me kuqezinjte, nga ku do te hidhen bazat e se ardhmes.
Pa pese titullare (Ervin Skela, Lorik Cana, Erjon Bogdani, Isli Hidi dhe Besart Berisha), drejtuesi i stolit te Shqiperise do t’u besoje kryesisht te rinjve. “Jam i kenaqur qe zhvillojme kete miqesore menjehere pas Portugalise: duhet te testojme lojtaret e rinj.
Ata qe nuk luajten te shtunen, ose qe nuk kane pasur hapesira ne takime te meparshme zyrtare, do te zbresin ne fushe, pasi disa titullare mungojne. Kunder Gjeorgjise, objektivi kryesor eshte ndertimi i nje ekipi. Do te mundohem te ruaj atmosferen e mire dhe te krijojme vazhdimesi ne punen e bere deri me tani”, deklaroi Kuzhe.
“Do te tregohesha egoist nese do te aktivizoja Bogdanin, Skelen apo Canen. Ne fakt, kjo eshte kunder filozofise time. Kjo miqesore na jep mundesi te vijojme punen me programin tone per te ardhmen, ku duhen testuar shume te rinj”.
Formacioni i mbremjes se sotme mbetet enigme. Te konfirmuar jane vetem Ujkani ne porte, Dallku ne mbrojtje (mungoi me Portugaline), Muzaka e Hyka ne krahet e mesfushes, e dyshja sulmuese Salihi-Kapllani.
Tekniku i perfaqesueses pranon veshtiresite qe do te kete me gjeorgjianet, gjithsesi ai beson plotesisht te te rinjte. “Formacionin nuk e them perpara seances se fundit stervitore, por kam krijuar nje ide te pergjithshme. Shume te rinj do te zbresin ne fushe. Kjo do te reflektohet me pas ne miqesoren e gushtit kunder Qipros, ku do te hedhim bazat per sfidat zyrtare me Danimarken dhe Suedine. Kam shume besim te te rinjte dhe jam i lumtur qe Ujkani, Hyka, Muzaka apo Vila do te kene shansin te luajne. Salihi? Nuk dua te flas rreth tij, pasi ky lojtar e ka nje status ne Kombetare”, vazhdoi 56-vjeçari.
“Puna e trajnerit kerkon gjetjen e balances ndermjet futbollisteve me eksperience dhe te rinjve. Kerkohet loje e bukur per t’i bere tifozet te lumtur, por duhen lene gjithmone hapesira per talentet. Me skuadren qe kemi ne dispozicion, mendoj se do te kemi disa probleme kunder Gjeorgjise.Gjithsesi, kam besim te te rinjte dhe mendoj se ata do te jene ne lartesine e duhur. Luajme me nje kundershtar qe ka lojtare cilesore dhe praktikon futbollin e bukur. Per me teper drejtohen nga nje trajner i suksesshem (argjentinasi Hektor Kuper), i cili do te kerkoje te mos deshtoje ne Tirane”.
Duke u perqendruar te loja ofensive e Shqiperise, Kuzhe shtoi: “U gezova per golin e Bogdanit kunder Portugalise, pasi ne eliminatore nuk shenonim qe prej ndeshjes me Malten (10 shtator 2008, pese ndeshje ne Grupin 1). Kerkojme te krijojme nje skuader ofensive dhe rreth kesaj po punojme me menyren e lojes kunder Gjeorgjise. Salihi e Kapllanit jane te rrezikshem ne sulm, e duhet te mbeshteten nga Muzaka e Hyka, qe luajne mire ne krahe. Po ndertojme nje taktike te mire, por duhet te forcojme edhe perqendrimin e lojtareve. Kombetarja duhet te kembengule te elementet cilesore ne mesfushe, qe te luajne ne pozicionin me te mire. Ky permiresim perkthehet ne me shume loje sulmuese”. Ne fund trajneri foli edhe rreth deklarates se enderron Euro 2012 me Shqiperine.
“Kjo eshte endrra ime. Gjithsesi nuk duhet harruar qe kam detyrim te flas pozitivisht. Nuk duhet te jemi thjesht pjesemarres neper grupet eliminatore, por te jemi te suksesshem. Edhe pse duhet te jemi realiste, fjale te tilla sherbejne per te sjelle optimizem ne skuader. Detyra ime eshte qe ne muajt e ardhshem te gjej futbolliste te mire e talentuar. Shqiperia ka potencial dhe mund te luaje nje futboll te bukur”, perfundoi kroati Kuzhe.
Top Channel