
Miqesorja Shqiperi-Gjeorgji nuk pritet te kete interes, e megjithate ajo eshte shume e rendesishme per Kombetaren kuqezi dhe per trajnerin e saj, Josip Kuzhe.
Ne oret e mesdites se djeshme ka zbarkuar ne kryeqytet perfaqesuesja e shtetit, qe dikur ishte pjese e ish-Bashkimit Sovjetik. Ne krye te saj qendron nje emer i madh, pikerisht argjentinasi Hektor Kuper, i cili ne te kaluaren e tij ka drejtuar ekipe ne eliten e futbollit evropian, si Valencia, Inter etj.
Me te vene kembet ne Tirane, tekniku amerikano-latin i gjeorgjianeve ka leshuar sfiden ndaj skuadres se Kuzhese, edhe pse e pranon se kjo ndeshje me shume do te kete karakter testimi per disa prej lojtareve te ekipit te tij.
“Ne vijme me disa mungesa ne kete ndeshje, u shpreh Kuper. Kam ne skuader disa futbolliste te rinj, te cilet do te testohen neser (sot)”. Por megjithate trajneri argjentinas e ka vene Kombetaren e tij perballe nje objektivi: “Edhe pse na mungojne shume lojtare, ne do te kerkojme fitoren kunder Shqiperise”, perfundoi Kuper.
Sot ne oren 19:00, ne “Qemal Stafa” Shqiperia do te duhet te ndeshet me nje kundershtar shume te njohur per vendin tone, ndaj te cilit do te luaje sfiden e 11 historike midis dy kombetareve, ku perfshihen ato zyrtare, miqesore dhe turne nderkombetare, por qe fatkeqesisht kemi bilanc negativ, 3 fitore tonat kundrejt 6 te gjeorgjianeve dhe nje barazim.
Top Channel