Gripi i derrave, OBSH: Rritje e rasteve ne Australi

10/06/2009 16:30

Organizata Boterore e Shendetesise deklaroi se ka nje rritje te ndjeshme te rasteve me gripin e derrave ne Australi, cka mund ta detyroje te shpalle pandemine.

Nese kjo do te ndodhe, atehere behet per here te pare pas kater dekadash. Mbi 1200 persona jane prekur nga virusi ne Australi. Nje muaj me pare, Australia kishte vetem disa raste me gripin H1N1, por aktualisht ka numrin me te madh te te prekurve jashte Amerikes Veriore.

Viktoria dhe kryeqyteti i ketij shteti, Melburni jane me te goditurit me mbi 1000 raste te konfirmuar, megjithese pjesa me e madhe e te prekurve po vuajne simptoma te buta te virusit. Deri tani nuk jane shenuar viktima ne Australi.

Por ministri i Shendetesise paralajmeroi se eshte e paevitueshme te shkaktohen edhe viktima.

Top Channel