Franca rikthehet ne drejtimin e NATO-s

10/06/2009 17:45

Diten e enjte Franca do te kthehet ne strukturen drejtuese te NATO-s, duke zene vendin e saj per here te pare pas me shume se 40 vitesh.

Ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin pritet t’u bashkohet 28 aleateve te NATO-s ne seline qendrore ne Bruksel.

Ne takimin e se enjtes do te marrin pjese edhe ministrat e Mbrojtjes nga Shqiperia dhe Kroacia.

Franca ishte nje nder themelueset e NATO-s dhe ka qene perhere anetare e ketij mekanizmi, por ne vitin 1966 presidenti Sharl De Gol nxorri vendin jashte komandes se integruar te Aleances per shkak te perceptimit mbi dominimin e Shteteve te Bashkuara.

Top Channel