
Emerimi i tij tek Olimpik Marseja u shoqerua me zerat se skuadra do t’i nenshtrohej rikonstruksionit. Si “viktime” e ndryshimeve drastike te trajnerit Didie Deshamp shihej edhe Lorik Cana, per te cilin mediat franceze spekulonin se nuk e kishte vendin te sigurt ne skuader.
Gjithsesi, gjate nje interviste per “La Provence”, ish-fituesi i Kupes se Botes dhe Kampionatit Evropian sqaroi situaten rreth mesfushorit shqiptar.
Ndryshe nga sa shkruhej neper gazeta, Deshamp do te vazhdoje t’ia besoje 25-vjeçarit rolin e kapitenit edhe gjate sezonit te ardhshem (nese “shkaterruesi” vendos te mos largohet). Sapo perfundoi ndeshjen me Portugaline, Cana u kthye ne Marseje per te diskutuar me trajnerin. “Zhvilluam nje bisede shume te vlefshme. Megjithate, une do ta respektoj fshehtesine e asaj bisede”, deklaroi ish-trajneri i Juventusit.
“A e llogaris Canen? Per t’iu pergjigjur pyetjes suaj, mund t’ju them se do te vazhdoj te mbeshtetem te ai. Cana mbetet kapiteni. Ketu nuk po flasim per nje futbollist çfaredo. Ai i ka dhene shume Olimpik Marsejes”. Edhe pse Deshamp deklaron se mesfushori kuqezi eshte ne planet e tij, duhet pritur mbyllja e merkatos per te mesuar te ardhmen e Canes. Per shqiptarin interesohen Arsenal, Liverpul, Totenhem, Hamburg e Verder Bremen.
Top Channel