PTK, fituese e operatorit te katert

09/06/2009 19:20

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosoves u njoftua zyrtarisht nga Autoriteti per Komunikime Elektronike dhe Postare, se eshte shpallur fituese e licences per operatorin e katert te telefonise celulare ne Shqiperi.

Drejtues te Postes thane se kjo kompani tashme do te veproje ne baze te vendimeve te nxjerra nga aksioneri i vetem, qeveria e Republikes se Kosoves dhe Bordi i Drejtoreve.

PTK sh.a. do te zoteroje 30% te aksioneve dhe do te kete kontroll te plote mbi paketen e aksioneve qe zoteron. Gjate ketij komunikimi, perfaqesues te postes iu kundervune edhe akuzave te hedhura ne publik nga organizata “Cohu”.

Zedhenesi i postes se Kosoves, Menduh Abazi tha se PTK-ja te gjitha veprimet si dhe aktivitetet e saj eshte duke i kryer ne pajtim me ligjin e Ndermarrjeve Publike.

Duke theksuar se akuzat e “Çohu” per konsulencen e projektit per licencen e 4-t ne Republiken e Shqiperise jane qesharake dhe te pabaza.

Ne anen tjeter, Zogiani thote se ka fakte per akuzat qe i ka bere. Ai thote se duhet te priten rezultatet e prokurorise.

Gjate konferences per shtyp, drejtuesit e PTK-se po ashtu kane bere te ditur se do te iniciojne edhe nje aktpadi tjeter per Zogianin.

Top Channel