Peshku shqiptar, emigrant

09/06/2009 20:10

Te gjesh peshk te fresket shqiptar ne treg sot eshte gati e pamundur. Tregtaret shqiptare e kembejne thuajse te gjithe sasine e e peshkuar me ate te importit.

Te dhenat zyrtare tregojne se cmimi i peshkut shqiptar ne tregjet e huja eshte disa here me i larte se i njejti produkt qe vjen nga importi per tregun tone.

“Bilanci import-eksport eshte pozitiv. Persa i perket ne vlere, sepse ne sasi eshte e kunderta. Ne eksportojme peshk me 15 euro dhe importojme me 3 euro”, deklaron Roland Kristo, drejtor i Drejtorise se politikave te peshkimit.

Pikerisht preferenca e tregjeve te huaja per produktet shqiptare te ujerave e ka mbajtur peshkimin deri diku larg krizes.

Sipas te dhenave zyrtare, me shume se 1/6 e sasise se vitit 2008 eshte tregtuar vetem gjate tre mujave te pare te ketij viti.

“Eksporti ka rritje kundrejt vitit te kaluar. Duke marre ne total prodhimet e fasonit dhe prodhimet e peshkut te ngrire”, sqaron Kristo.

Megjithate peshkimi gjate viteve te fundit ka qene me tregues te luhatshem dhe vlera me larte e prodhimit te arritur eshte vetem sa gjysma e rezultatit te vitit 1990. Ne kete sektor edhe pse ka nisur te aplikohet subvencionimi, serish ka probleme.

“Ne lidhje me peshkimin detar problem eshte infrastruktura, ku duhen bere nderhyrje te rendesishme ne 4 portet”, shton Kristo.

Top Channel