
Largimi i Kaka hedh Milanin ne sulm per te marre nje lojtar premtues per te ardhmen.
Behet fjale per sulmuesin e Wolfsburg, Dzeko, i cili ka rene ne sy gjate sezonit te fundit me fanelen e skuadres jeshile. Edhe pse administratori i deleguar Adriano Galliani konfirmon deshiren e shtatlartit boshnjak per te ardhur ne Milano, Wolfsburg nuk ka ndermend te privohet nga nje lojtar i tille, aq me shume qe kete sezon do luaje edhe ne Champions League.
“Per Milanin do jete shume e veshtire ta marre pasi ne jemi nje klub i pasur qe nuk ka nevoje te shese”, shprehet keshilltari i merkatos se klubit gjerman, Vlado Borozan. Ne vijim, ai ka pranuar se Dzeko ka arritur nje marreveshje paraprake me kuqezinjte por ende nuk eshte diskutuar per ceshtje shifrash me Milanin. “Bisedimet mund te nisin javen e ardhshme”, perfundon Borozan.
Top Channel