Afganistan, mberrijne 7 mije marinsa

08/06/2009 19:10

Ne Afganistan ka mberritur nje kontigjent prej 7 mije marinsash, qe perfaqesojne grupin prej 21 mije ushtaresh amerikane qe do te dergohen si perforcim.

Marinsat kane mberritur ne bazen e Camp Letherhead, ne provincen e Helmandit.

Presidenti Barack Obama ka ndermend ta mbylle brenda veres dergimin e ushtareve qe do te kene si detyre garantimin e sigurise ne vend dhe organizimin e sulmeve ndaj talebaneve ne zonat perreth Helmandit dhe Kandaharit.

Top Channel