Vijojne zgjedhjet per Parlamentin Evropian

06/06/2009 12:55

Procesi i votimit per te zgjedhur perfaqesuesit e popujve te bllokut ne Parlamentin e Evropes ka hyre ne diten e trete.

Kete te shtune zgjedhjet po zhvillohen ne pese vende te tjera te Bashkimit Europian; ne Qipro, Malte, Letoni, Sllovaki, si dhe ne Itali, ku bashke me zgjedhjet europiane votohet njekohesisht edhe per zgjedhjet administrative.

Kryeministri Berluskoni tha se sondazhet i japin partise se tij 45% te preferencave per zgjedhjet europarlament.

Nderkohe  zgjedhjet per Parlamentin Europian kane perfunduar deri tani ne Britani te Madhe, Holande dhe Irlande. Ne shumicen prej 27 vendeve te BE-se do te votohen diten e diel.

Te drejten e votes ne 27 vendet anetare te BE-se, e kane rreth 375 milione qytetare, te cilet do te zgjedhin 736 europarlamentare. Ne zgjedhjet e vitit 2004 pjesemarrja ne votime ishte rreth 45,5 per qind ndersa kesaj here analistet parashikojne nje pjesemarrje me te ulet.   
 

Top Channel