Ne numrin e saj te fundit, revista MAPO hapet me titullin “Njeriu i Berishes ne zgjedhje”. Behet fjale per Volfgang Grosruk, deputet austriak, nga te paktet vezhgues te huaj, ne mos i vetmi, i cili 13 vjet me pare i cilesoi zgjedhjet e 26 majit ‘96 si korrekte.
Vofgang Grosruk do te vije ne Shqiperi ne krye te misionit vezhgues te Asamblese parlamentare te OSBE-se, mision ky i autorizuar nga presidentja e radhes e OSBE-se, ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojani. Ne organigramen e OSBE-se, Asambleja Parlamentare dhe ODIHR-it ruajne nje ndervaresi institucionale prej presidences se radhes te organizates.
Por ne praktike ODIHR ka nje pavaresi relative, qe ia detyron vullnetit te Shteteve te Bashkuara per t’i dhene ODIHR-it nje autoritet ne fushen e monitorimit te zgjedhjeve, autoritet qe ia njohin edhe organizatat e tjera europiane. Mirepo problemi i kryeministrit Berisha me shefen e misionit te ODIHR-it, Odri Glover, sipas revistes e ben Volfgang Grosruk nje kontrapunkt te ambasadores Glover.
Pikerisht ne zgjedhjet e kontestuara te 26 majit ‘96, si ambasadorja Glover edhe deputeti Grosruk ishin te pranishem ne Shqiperi dhe perkunder mendimit te komunitetit nderkombetar, qe vuri re parregullsi te renda, deputeti austriak i cilesoi zgjedhjet korrekte.
Ne pranvere te vitit 2005, ne kongresin elektoral te Partise Demokratike, ai citohet nga revista te kete thene: “Per here te pare erdha para 10 vjetesh dhe pashe me syte e mi rrugen e suksesshme te Partise Demokratike, zgjedhjet e vitit 1996. Me ka bere pershtypje fitorja juaj. Por sic e dini ngjarjen, ish-komunistet erdhen perseri ne pushtet por pas nje dimri te gjate do te vije perseri fitorja. Ne zgjedhjet e kaluara te vitit 1996 ju patet parrullen “Me ne fitojne te gjithe” dhe tani ju keni parrullen “Erdhi koha per ndryshim”. Jam i bindur se eshte tamam koha per te bere ndryshim”.
Por ajo qe nuk thuhet ne shkrimin e revites, eshte se zoti Grosruk eshte dekoruar nga Presidenti Topi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, me cilesine e tij si kryetar i Grupit parlamentar te Miqesise Austri-Shqiperi. Miqesi qe sipas revistes MAPO, duket se shtrihet edhe ne marredheniet personale me kryeministrin Berisha.
Top Channel