Te dhenat zyrtare mbi interesat e depozitave dhe kredive, deshmojne se bankat po e transferojne pjesen me te madhe te kostove qe ka sjelle kriza financiare tek individet.
Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise, krahasuar me shtatorin e vitit te kaluar, kur kriza shpertheu masivisht pas falimentimit te “Lehman Brother”, bankat shqiptare kane rritur interesat deri ne 20 per qind per kredite qe ato japin ne leke.
Interesat jane rritur per te gjitha llojet e kredive ne monedhen vendase, qe nga ato me afat 6 mujor, qe perdoren kryesisht per kapital qarkullues nga biznesi, e deri tek kredite afatgjata per investime.
Por ecuria e normave te interesit per depozita nuk ka ndjekur te njejten prirje. Ato jo vetem qe nuk jane rritur, por ne ndonje rast edhe kane rene.
Ulje ka per interesin e depozitave 5-vjecare ne leke, i cili ne prill te ketij viti ra ne 8 per qind nga 9 per qind qe ishte ne shtator te 2008-es. Per depozitat me afat 1 dhe dy vjet interesat kane mbetur te pandryshuar ne nivelin 7 per qind. Sipas Bankes se Shqiperise, rritja ka vetem per depozitat me afat 3-vjecar, interesi i te cilave te cilat nga 7 per qind qe ishte ne shtator ka arritur ne 8 per qind ne prill.
Me keto shifra zyrtare, diferenca mes interesave qe bankat perfitojne nga kredite dhe atyre te depozitave, qe ato u paguajne qytetatereve ne disa raste arrijne deri ne 11 pike perqindje, nje nga rekordet maksimale per bankingun shqiptar.
Top Channel