Blushi e Gjinushi: Investime ne fshat e bujqesi
06/06/2009 20:10
Fushata elektorale vijon normalisht edhe per kandidatin socialist ne Qarkun e Korces, Ben Blushi.
Drejtuesi i larte i opozites ka vizituar disa fshatra, duke u folur shqiptareve per situaten e mjerueshme. “Nuk kam pare asnjeri qe te ngreje doren larte dhe te thote se eshte krenar. Asnje nuk jeton me mire sot se ne vitin 2005”, shprehet Blushi, duke theksuar se fshati do jete prioritet i qeverise socialiste.
Takimet elektorale kane vijuar edhe per kreun socialdemokrat, Skender Gjinushi, i cili ka premtuar se PSD do dyfishoje investimet ne bujqesi. “Qeveria eshte e korruptuar dhe nuk ka bere reformat e duhura. Ne premtojme qe 4 vjetet e ardhshem investimet ne bujqesi do jene dyfish”, nenvizon Gjinushi.
Top Channel