Kreu i demokrateve, Sali Berisha, eshte takuar me banoret e Beratit, duke kerkuar nje mandat te dyte qeverises, bazuar mbi dy premtime, punesimin dhe liberalizimin e vizave.
“Shqiperia ka krijuar baza te forta per punesimin e 160 mije personave ne 4 vitet e ardhshme. Parqet industriale jane burim per punesim. Brenda vitit te pare te mandatit te dyte shqiptaret do te levizin pa viza ne Europe”, u shpreh Berisha.
Ne Berat kreu i demokrateve, duke premtuar se do te vazhdoje te mbaje taksa te uleta per biznesin, u kerkoi autoriteteve vendore te mos shkelin ligjin per taksimin e biznesit te vogel.
Si ne cdo takim elektoral, Sali Berisha komentoi moskandidimin e Edi Rames per deputetet, por ne Berat ai i beri rivalit te tij nje propozim te ri.
“Te jap 5 dite kohe, dil ne krye te listes se partise tende, jam gati te mbledh parlamentin, te ndryshoj ligjin te kandidosh edhe duke qendruar kryetar bashkie”, u shpreh Berisha.
Kur kane mbetur edhe tre jave nga dita e zgjedhjeve, kreu i demokrateve u beri thirrje qytetareve te pajisjen me dokumentat e identitetit.
Top Channel