Zgjedhjet, KAH kerkon plotesimin e kritereve

05/06/2009 18:25

Komisioni Amerikan i Helsinkit ka vijuar mbledhjen e tij te posacme per zgjedhjet ne Shqiperi. Anetari i ketij komisioni, Elez Biberaj i ka terhequr vemendjen Tiranes zyrtare, se nese zgjedhjet nuk zhvillohen sipas standarteve, Shqiperia do te kete pasoja politike dhe ekonomike.

“Nese zgjedhjet nuk zhvillohen ne perputhje me standartet nderkombetare, kjo do te ishte nje zhvillim negativ per politiken ne Shqiperi. Do te kthente mbrapsht te gjitha arritjet ekonomike dhe politike dhe do te ndikonte ne rajon”, ka pohuar Biberaj.

Ndersa ambasadori shqiptar ne Uashington, Aleksander Sallabanda ka dhene garancine per zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve te kerkuara.

“Per kete qellim qeveria ka ftuar OSBE/ODIHR qe te dergojne numrin me te madh te vezhguesve”, ka theksuar ai.

Ndersa ligjvenesi amerikan Eliot Engel, i cili para pak kohesh vizitoi Shqiperine, e ka vene theksin tek ceshtja e kartave te identitetit, duke e cilesuar ate si nje problem kyc per zgjedhjet.

“Problemi kryesor ne keto zgjedhje jane kartat e identitetit. Eshte hera e pare qe keto zgjedhje behen me karta dhe shqetesimi i te gjitheve eshte qe qytetaret te marrin nje karte per te votuar. Njerezit qe duan te blejne kartat mund t’i marrin ato”, eshte shprehur Engel.

Top Channel