
Trajneri i Portugalise, Karlos Kueiroz, eshte shfaqur me se i karikuar ne konferencen e djeshme per shtyp para gazetareve portugeze ne prag te ndeshjes me Shqiperine.
Ai ka garantuar se po e menaxhon me qetesine me te madhe kete sfide, pasi ka ne dispozicion nje grup “entuziast dhe me besim te pakufishem te vetja”.
Per te ilustruar moralin e skuadres, Kueiroz ka leshuar nje paralajmerim per kundershtaret. “Po te isha trajner i Shqiperise ose shqiptar, nuk do te kisha dashur ta vishja bluzen kuqezi ne kete ndeshje”.
Pas kater ditesh ne stervitje ne Obidos, Karlos Kueiroz synon te transmetoje se niveli i besimit nuk ka qene kurre kaq i larte. Por mendoni nje here nese ne fund te ndeshjes te jene shqiptaret ata qe i thone trajnerit portugez: “Jemi ne ata qe nuk duam te jemi ne vendin tend, Kueiroz”.
Ai e konsideron “te pakonceptueshme” idene e mospjesemarrjes se Portugalise dhe “futbollit te saj te bukur” ne Boterorin e ardhshem. Gjithashtu ai pohoi se kane zhvilluar nje faze pergatitore te mire dhe “skuadra i kontrollon te gjitha aspektet e lojes. “Jemi lart moralisht, teknikisht”, vazhdoi ai, duke theksuar se mezi pret te udhetoje drejt Shqiperise, ku do te korre frytet e kesaj pune.
Me pas ai ka leshuar edhe nje thirrje per tifozet portugeze: “Kur te filloje himni, do te shikojme lojtaret tane ne sy, ne menyre qe t’u transmetojme atyre besimin dhe deshiren per te mos zhgenjyer tifozet portugeze”. Dhe nenvizon se Kombetarja meriton me shume respekt sesa ne muajin tetor 2008, kur barazoi 0-0 me Shqiperine ne Braga.
Kueiroz tha se eshte koha per te permiresuar renditjen dhe per te siguruar kualifikimin per ne Boteror. “Duhet te tregohemi inteligjente. Ne nuk kemi kohe per te humbur”, u shpreh ai, duke i kerkuar skuadres te kontrolloje “çdo minute”, sepse çdo veprim mund te beje diferencen per sa i perket rezultatit”. Per te fituar tri pike, “duhet te bejme gjithçka”, sidomos ne sulm, konfirmoi tekniku.
“Kristiano eshte ne forme te mire dhe do te luaje”. Ne dy ditet e fundit, ylli i Mançester Junajtid u kufizua ne stervitje te diferencuar dhe ushtrime ne palester, por te premten ai do te jete i gatshem per Kuerizon”. Tashme trajneri eshte ne pritje qe lojtaret t’i pergjigjen ne lartesine e synimeve te tyre.
“Jemi ne ata qe duhet te rikthejme gjerat ne rrugen e duhur, kemi nevoje per intensitet, kualitet, ritem”, theksoi trajneri, duke shtuar se pret nje “ndeshje te madhe” nga Portugalia. “Ne nuk mund te garantojme rezultatin e sakte, por jemi te sigurt se ne 90 minuta loje kualitative dhe futbolli impenjues, per nje here te vetme, nuk do te leme askend te dyshoje per angazhimin maksimal te lojtareve te Portugalise”, premtoi ai.
Top Channel