Gjermani, Obama viziton kampin e perqendrimit

05/06/2009 18:45

Presidenti amerikan Barack Obama, gjate qendrimit ne Gjermani ka vizituar kampin e perqendrimit Buchenwald, ku u vrane mbi 56 mije persona.

Obama i ka bere nje apel homologut te tij iranian, qe vazhdon te mohoje Holokaustin.

“Presidenti iranian Ahmadinejad duhet te vizitoje kampin e perqendrimit te Buchenwald. Nuk kam durim me ata qe mohojne historine dhe historia e Holokaustit nuk ka asgje hipotetike”, eshte shprehur Obama.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad serish kete jave e cilesoi genocidin e 6 milione hebrejve si “nje mashtrim te madh”.

Top Channel