Nje person, me dy leternjoftime

04/06/2009 20:05

Me date 31 maj, kur ne menyre simbolike festonte karten e nje milionte, ministri i Brendshem Bujar Nishani jepte garanci te plota se te pajiseshe me dy leternjoftime ishte praktikisht e pamundur.

Madje, dy dite perpara atij momenti, sipas ministrit, dikush ishte arrestuar sepse kishte tentuar te aplikonte dy here. Ate e kishte pikasur vete sistemi.

Por gazetaret e “Fiks Fare” kane zbuluar nje rast tjeter, ne Cerrave te Pogradecit, ku personi jo vetem qe ka mundur te aplikoje, por ai eshte pajisur me dy lerternjoftime.

Ne zyren e aplikimit punonjesit e kompanise nuk pranuan te japin komente. Po te shikohen me kujdes te dy kartat, dallohet qarte se shtetasi Erlind Pashollari ka te njejtat te dhena, te njejtin numer personal, nderkohe qe ndryshon fotoja e tij dhe numrat e serise te leternjoftimeve.

Leternjoftimi i dyte eshte leshuar me vetem 9 dite diference, cka tregon qarte se personi ka aplikuar per leternjfotimin e dyte ende pa marre te parin, pasi sipas afatit me te shkurter zyrtar, koha qe duhet te kaloje nga momenti i aplikimit te marrja e leternjoftimit eshte 10 dite.

Lajthitje e sistemit, apo e qellimshme, ky rast verteton te pakten se dikush ne Republiken e Shqiperise ka aktualisht dy leternjoftime, te dyja orgjinale.  

Top Channel