Aragones sulmon verbalisht gazetarin
04/06/2009 16:05
“Idiot, zhduku, idiot”. Mund te duket e pabesueshme por keto fjale kane dale nga goja e trajnerit kampion Europe, Luis Aragones, te cilat ia ka drejtuar nje gazetari qe e priste ne aeroport pas kthimit nga Turqia ku la skuadren e Fenerbahces.
Ish tekniku i Spanjes u shkarkua nga detyra per shkak te rezultateve te dobeta gjate ketij sezoni dhe vendin e tij pritet ta zeje gjermani Christoph Daum. Ne te shkuaren, Aragones eshte akuzuar per fraza me permbajtje raciste per shkak te fjaleve ne drejtim te sulmuesit francez, Thierry Henry.
Luis Aragones drejtoi me sukses Spanjen ne Euro 2008 edhe pse ne fillim te kampionatit skepticizmi per punen e bere me kombetaren ishte i madh.
Top Channel