Debatet per monitorimin

03/06/2009 23:35

Pas pese ditesh monitorim te pasqyrimit te fushates zgjedhore nga operatoret radiotelevizive, Bordi i Monitorimit raportoi ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

“Nje pjese e mire e mediave profesioniste kane nje ekuilibrim relativ. Disa prej mediave te ekuilibruara jane Top Albania Radio, +2 dhe Radio Tirana”, eshte shprehur kryetari i bordit te monitorimit, Basri Collaku.

Ai pranoi mosmarreveshjet mes anetareve per raportin e paraqitur.

“Bordi nuk eshte anonim ne teresine e shifrave, per shkak te mosmarreveshjeve ne lidhje me disa kronika nese duhen konsideruar fushate apo jo. Ndaj i kerkojme mendim KQZ-se”, tha Collaku.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi te jape mendim, pa pasur me pare kerkesa konkrete nga ana e anetareve te bordit.

“Nuk mund t’ju japim mend tani, ndaj ligji parashikon qe jo vetem si shumice dhe pakice, por edhe individualisht duhet te jepni mendim dhe pastaj te vendosim ne e marrim apo jo parasysh, duke vendosur keshtu edhe nje standard”, tha kreu i KQZ-se, Arben Ristani.

Vezhguesit e partive nga ana e tyre nuk vonuan ta komentojne raportin secili sipas menyres se vet.

“Shoh se Top Channel ka favorizuar PS-ne”, tha Njazi Kosovrasti. Shpjegimin per kete e dha nje nga anetaret e bordit.

“Nese shikoni qeverine dhe kryeministrin, sepse ka te beje me ato dy kronikat, Nishani Islami dhe Berisha te tuneli, do te vereni se Top Channel eshte i ekuilibruar ne mbulimin e fushates”, tha Iris Luarasi.

Perfaqesuesi i Partise Socialiste u shpreh se duke ndjekur kete logjike ne disfavor gjendej partia e tij.

“Partia Socialiste eshte ne disfavor me tre minuta”, tha Genc Gjonxhaj.

Nje disbalance prej tre minutash eshte thuajse e paperfillshme. Rezultatet e raportit te pare tregojne qarte seriozitetin me te cilin Top Channel dhe Top Albania Radio e kane marre pasqyrimin e kesaj fushate zgjedhore.

Top Channel