Franca: Te pamunduren, per gjetjen e avionit

02/06/2009 11:15

Kerkimet per mbetjet e Airbus A330, avion i kompanise Air France i rrezuar ne menyre te paqarte te henen ne Atlantik gjate nje udhetimi prej Rio de Janeiro ne Paris, do te vazhdojne deri sa te jete e nevojshme.

Keshtu ka deklaruar ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin.

Nderkohe ekuipazhi i anijes franceze «Douce France», ne te njejten zone ku pilotet e Tam pane drita portokalli , kane pikasur disa mbetje.

Ekipet e kerkimit vazhdojne punen e tyre dhe do te bejne te pamunduren, te pakten per te gjetur trupat.

Ministri Morin thote se ne zonen ku mendohet te kete rene avioni jane cuar mjete te specializuara, por ende nuk eshte gjetur asnje gjurme.

Ministri shtoi se per momentin nuk ka asnje element qe mund te sjelle dyshime per akt terrorist.

Edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane derguar nje avion ushtarak dhe nje patrulle shpetimi, ndersa presidenti Barack Obama ka ofruar cdo lloj mbeshtetjeje per te zbuluar shkaqet e aksidentit.

Dy avione ushtarake braziliane me rreze infra te kuqe kane kontrolluar me shume se gjysmen e brigjeve po deri tani nuk ka asnje gjurme.

Top Channel