Vrasja per trafik droge, identifikohet autori

01/06/2009 08:30

Zbardhet vrasja mafioze e narkotrafikantit, Pellumb Çollaku. Policia e Korçes, tashme ka nje emer per ekzekutimin e kryer ne fillim te ketij viti ne qytetin juglindor, i cili eshte person i shpallur ne kerkim prej vitesh edhe nga Interpoli.

Sipas policise, per kete vrasje eshte shpallur ne kerkim Mjallaq Pergjiika, 28 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer kete krim per pazaret e droges.

Ne dokumentimin e plote te kesaj dosjeje penale eshte marre direkt departamenti i hetimit te krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe ne bashkepunim me koleget e Korçes kane identifikuar autorin e saj.

Ngjarja e rende eshte shenuar kete fillimviti ne aksin rrugor Korçe-Voskopoje. Ne mes te rruges, mesditen e 3 janarit, kalimtare te rastesishem gjeten trupin e 24-vjeçarit Pellumb Çollaku, i cili ishte ekzekutuar me nje plumb ne koke.

I riu u gjet rreth nje jave pasi familjaret kishin denoncuar ne polici zhdukjen e tij, ndersa nga policia u be e ditur se djaloshi duhet te jete vrare disa dite para se te gjendej. Sipas policise, nje plumb ne koke dhe tre te tjere ne trup i kane marre jeten 24-vjeçarit Pellumb Çollaku nga qyteti i Korçes.

Ai eshte gjetur i vdekur ne rrugen e Voskopojes, i hedhur buze rruges, ne afersi te fshatit Voskop. Viktima eshte identifikuar menjehere nga policia, pasi prej disa ditesh ai kerkohej si person i zhdukur. Disa kalimtare te rastit ishin te paret qe kane vene re nje kufome te hedhur ne rruge dhe me pas kane sinjalizuar policine.

Pellumb Çollaku ishte shpallur i humbur nga familjaret me date 26 dhjetor te vitit 2008 me nje denoncim ne Komisariatin e Policise se Korçes. Nje jave pas ketij denoncimi, ai eshte gjetur i vrare ne ane te rruges prane fshatit te tij te origjines. Viktima prej pak kohesh ishte vendosur me banim ne qytetin e Korçes, pasi ishte kthyer nga emigrimi ne Greqi. Policia dyshon se viktima eshte hedhur atje pasi eshte vrare me pare ne afersi te rruges.

Madje, per shkak te reshjeve ka qene e veshtire te identifikohet me çfare mjeti eshte transportuar deri ne vendin e ngjarjes 24-vjeçari, pasi gjurmet ishin mbuluar.

Sipas policise, Pellumb Çollaku ka qene emigrant ne Greqi, por eshte denuar nga ana e drejtesise greke per trafik lendesh narkotike dhe pasi ka dale nga burgu eshte kthyer ne Shqiperi dhe eshte vendosur ne qytetin e Korçes. Sipas hetimeve, ai eshte vrare per pazare droge.

Pese muaj pas vrasjes se tij, ka ardhur identifikimi i autorit. Policia e Shtetit deklaroi dje se per vrasjen me arme zjarri te shtetasit Pellumb Gurali Çollaku, filloi procedimi penal per shtetasin Mjallaq Petrika Pergjika, 28 vjeç, banues ne Korçe, me arsim tete klase. Ai ka qene i shpallur ne kerkim edhe me pare nga Interpol-Tirana, por nuk jane dhene me shume detaje ne lidhje me akuzen tjeter qe rendon mbi te.

Top Channel