Salihi shenon golin e 14-te sezonal

01/06/2009 08:45

Disa mijera kilometra me tej, edhe nje tjeter futbollist i Kombetares e ka mbyllur sezonin me disa doza zhgenjimi. Behet fjale per Hamdi Salihin, protagonist ne fitoren 3-2 qe Ried arriti perballe Shturmit te Gracit.

Miqte ndodheshin ne avantazh pas dy golave te Mario Has, por permbysja e rezultatit ka filluar nga sulmuesi shqiptar. Ne te 70-ten, Salihi ka shkurtuar diferencat ne 2-1, ndersa pas tij shenuan edhe Nasho e Dreshel.

Pavaresisht ketij 3-pikshi, Riedi nuk arriti t’i “vjedhe” Shturmit vendin ne eliminatoret e Europa League. Skuadra nga Graci e mbylli kampionatin ne vendin e katert, nje pozicion me larte se Riedi, fale golavarazhit me te mire.

Gjithsesi, per Salihin ky ka qene nje sezon shume pozitiv ne planin personal. Sulmuesi 25-vjeçar ka realizuar 14 rrjeta ne 28 ndeshje dhe tashme shume klube kane filluar te interesohen per te.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta