Erseke, lojtaret e Gramozit priten si heronj

01/06/2009 08:55

Priten si heronj, djemte e ekipit te Gramozit. E diela ka qene dite feste per qytetin e vogel juglindor te Ersekes. Ekipi i Gramozit i ka dhene fund nje epoke, duke shenuar momentin historik, kur per te paren here ne historine e tij, kalon ne kategorine e me te mireve.

Pritja e gjate prej dy ditesh e ekipit te Gramozit nuk i ka lodhur tifozet dhe qytetaret e Ersekes, te cilet jane mbledhur ne shesh per te festuar bashke me futbollistet kete ngjarje te madhe per futbollin kolonjar.

Kjo jo vetem per faktin se skuadra e tyre deri para nje sezoni kishte luajtur vetem ne kategorine inferiore dhe per faktin se qe Nga viti 1927 kur eshte krijuar, ekipi nuk ka luajtur kurre ne ligen superiore. Brenda nje sezoni futbollistik, kolonjaret kane arritur endrren e tyre per te luajtur mes ekipeve me te mira te vendit.

Ndaj edhe festa e kolonjareve ka pushtuar qysh prej se shtunes te gjithe qytetin, teksa prisnin kthimin e ekipit nga ndeshja e fituar me ballshiotet.

Fishekzjarre te shumte dhe turma njerezish kane pritur si heronj djemte e Gramozit. Qindra qytetare jane bashkuar me lojtaret ne kete feste, duke i ngjitur ne podium dhe duke derdhur shampanje mbi ta. Per shume ore, qyteti eshte pushtuar nga ethet e festes, ndersa te gjithe kane kercyer nen himnin e ekipit, duke falenderuar edhe mbeshtetjen e madhe te “Taçi Oil” dhe presidentin e skuadres, Mustafa Taçi, qe sipas tyre i dhuroi gjithe Kolonjes kete dite historike per futbollin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta