Durres-Kukes, mbetet mister kostoja

01/06/2009 08:10

Rruges me te perfolur po i vjen fundi dhe bashke me te, makthi i qeverise per te gjetur parate. Ne çdo fillim viti, qe prej 2006-s, krereve te Finances iu eshte dashur nje pune e lodhshme per te llogaritur koston e sakte, fondin per rrugen, pa prishur ekuilibrat me projektet e tjera.

U desh marrja e 480 milione eurove kredi dhe tkurrja e fondeve per rruget e tjera, pasi po punohej me variantin “projekto dhe nderto”.

Sot qe flasim, shume pak e dine se sa do te kushtoje rruga Rreshen-Kalimash, 60 kilometra e gjate, e perbere nga dy tunele, madje nuk dihet me siguri se sa jane shpenzuar. U nis ne fillim me 418 milione euro dhe variantet e ndryshme paraqesin nje kosto finale pertej 1 miliard eurosh. Rruga qe lidh Shqiperine e Mesme me Kosoven, e me tej pjesen tjeter te Ballkanit, vazhdon te mbetet mister rreth situates financiare, e shkaktuar nga vet qeveria, e cila heziton te jape shifra.

Ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, deklaroi per mediat pak kohe me pare se rruga, pjese e Durres-Kukes, nuk do te kushtoje me shume se 720 milione euro. Opozita pretendon mbi 850 milione euro, kurse prokuroria paralajmeron nje total mbi 1 miliard euro. Organet kompetente deklarojne paraprakisht se demi financiar shkaktuar buxhetit te shtetit nga mosrespektimi i ligjit per prokurime, kapercen 50 milione dollare, ndersa vleresimi i bere nga Prokuroria e Pergjithshme del me efekt negativ rreth 230 milione euro.

Ne keto mori shifrash, pakkush mund te thote se cila eshte e verteta, pasi jo vetem qe ka mungese informacioni, por rruga eshte ndertuar pa pasur nje projekt teresor. Ne kete pike, deri sa dhe tuneli tjeter te shikoje driten, parashikuar ne shtator 2009, asgje nuk e sigurt rreth shifrave qe dalin. Dje, sikurse u transmetua ne te gjitha mediat, dy kryeministrat e Shqiperise dhe Kosoves, u takuan ne piken finale te tunelit te Kalimashit, aty ku u pa per here te pare drita.

Kontrata

Mes qeverise dhe kompanise fituese amerikane-turke, “Bechtel & Enka” u nenshkrua kontrata me 6 tetor 2006, ku thuhej qartesisht se rruga 60 kilometra e gjate, do te kushtoje 418 milione euro.

Duke iu paraprire debateve per mungese projekti, qeveria shtoi me pas, se te kostoja nuk ishte perfshire TVSH-ja, gati 83 milione euro.

Nuk kaluan dy muaj, dhe ne dhjetor, me kalimin e nje akti normativ, firmes ndertuese iu dhane parapagim gati 100 milione euro. Politika dhe ekspertet nisen debatet pro dhe kunder, nese veprimi i qeverise ishte i drejte, aq me teper kur mungonte projekti.

Ne pranveren e vitit 2007, fill pas raportit te KLSH-se, ku verente shkelje, Prokuroria e Rrethit Tirane, nis hetimin, duke mbledhur prova. Po ne kete periudhe, fundi i muajit prill, fillimi i majit, qeveria negocion me bankat tregtare dhe arrin te marre 230 milione euro borxh.

Top Channel